Dramë në Belgjikë, policia ndjek furgonin e emigrantëve. Vdes një dyvjeçaree - Bota Sot
Dramë në Belgjikë, policia ndjek furgonin e emigrantëve. Vdes një dyvjeçaree

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Dramë në Belgjikë, policia ndjek furgonin e emigrantëve. Vdes një dyvjeçaree

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Një foshnje dyvjeçare është gjetur e pajetë, me plagë fatale, pasi një furgon me 30 emigrantë kurdë u ndoq për rreth një orë nga policia në jug të Belgjikës.

Policia tha se vajza kishte ndërruar jetë shumë shpejt, ndërsa bëri të ditur gjithashtu se pati edhe një përleshje, shoqëruar edhe me të shtëna. Ndjekja kishte nisur në dalje të qytetit Namur, në autostradën “E42”.

Furgoni ishte drejtuar për në perëndim për disa kilometra, duke iu shmangur policisë, por besohet të jetë përplasur me një tjetër mjet pranë Monsit, e më pas vajza u gjet e vdekur.

Ngjarja kërkoi angazhimin e 15 automjeteve të policisë dhe 30 efektivëve për t’i dhënë fund kësaj drame rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Media belge raporton se vajza, e cila shoqërohej nga e ëma e saj, kishte nxjerrë trupin jashtë dritares së furgonit, në përpjekje për të mbajtur policinë në distancë, edhe pse prokurorët lokalë nuk e konfirmojnë një raport të tillë.

Në momentin kur furgoni u ndal më në fund nga policia, disa njerëz dolën prej mjetit dhe u drejtuan shkuan drejt policëve. Pas kësaj “beteje”, zyrtarë policorë thanë se vërtet efektivët qëlluan disa herë me armë, por vajza nuk vdiq nga plagë zjarri.

Të paktën 30 persona ishin brenda furgonit, përfshi edhe fëmijë. Sipas policisë franceze, disa trafikantë të qenieve njerëzore ishin përfshirë në këtë dramë.

Disa orë pas incidentit, një grup prej 60 emigrantësh reaguan duke bllokuar një autostradë pranë Dunkirkut, në kufirin jugor mes Belgjikës dhe Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test