Udhëheqësi i ri katalonas, Quim Torra e ka zgjedhur sot kabinetin e tij qeveritar, ku bëjnë pjesë persona që janë në burg, ose janë të akuzuar për veprime politike, apo janë në mërgim.
Emërimi i këtij kabineti nga partitë prospanjolle është parë si provokim i ri i udhëheqësit katalonas.
"Përbërja e qeverisë së re (qeveria katalane), është një mesazh i qartë se ata duan të vazhdojnë me probleme, konflikte dhe provokime", tha Javier Garcia Albiol, një anëtar i Partisë Popullore në Kataloni, pas bërjes publike të emrave të kabinetit qeveritar.