Italia, një profesor drejtësie për kryeministër - Bota Sot
Italia, një profesor drejtësie për kryeministër

Evropë

E premte, 19 tetor 2018

Italia, një profesor drejtësie për kryeministër

Më: 21 maj 2018 Në ora: 12:37
Giuseppe Conte

Italia pret të mësojë sot emrin e kryeministrit të ardhshëm. Dy udhëheqësit populistë, që vulosën marrëveshjen e krijimit të qeverisë së re, pritet të informojnë presidentin Sergio Mattarella mbi planet e tyre për shkurtime taksash, rritje të shpenzimeve për të varfrit, apo kërkesa për reformimin e Bashkimit Europian.

Por, mbi të gjitha, kreu i shtetit do të njihet më së pari me emrat që Matteo Salvini i “Lega Nord”-it dhe Luigi Di Maio i “Lëvizjes 5 yjet” kanë rënë dakord të drejtojnë administratën e re.

Edhe pse nuk është njoftuar hapur, mediet vendase përcjellin bindjen se shefi i ekzekutivit do të jetë Giuseppe Conte, profesor i së Drejtës Private në Universitetin e Firences, të cilin Di Maio e ka përmendur me kohë si njërin prej ministrave të mundshëm të tij, duke ia lakuar madje emrin që përpara zgjedhjeve.

Shtypi italian shkruan se, mes dy udhëheqësve ka ende mospërputhje, por në vija të përgjithshme, qeveria sipas tyre është zgjedhur.

Nëse Mattarella e pranon propozimin e Salvinit dhe Di Maios, kreu i Këshillit të Ministrave do të pritet më së pari prej presidentit, më pas do të vijë betimi i tij dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, e në fund votëbesimi në Parlament, ku “Lega Nord” dhe “5 yjet” kanë shumicën, si në dhomën e ulët, ashtu dhe në Senat.

Salvini kishte këmbëngulur që kryeministër të mos ishte as ai dhe as Di Maio, ndonëse udhëheqësi i lëvizjes “antiestablishment” pati shpresuar shumë ta merrte ai këtë post.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test