Duma ruse miraton projekligjin kundër sanksioneve të huaja

Evropë

Duma ruse miraton projekligjin kundër sanksioneve të huaja

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Dhoma e Ulët e parlamentit rus ka miratuar më 22 maj në lexim të tretë projekligjin që parasheh marrjen e kundërmasave për sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera që kanë cak Rusinë.

Projektligji pritet të miratohet nga Dhoma e Lartë e parlamentit rus dhe Këshilli Federal, para se të nënshkruhet si ligj nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Legjislacioni i propozuar i jep autoritet Qeverisë ruse për të ndaluar tregtinë në disa produkte me shtetet që “zbatojnë hapat armiqësorë ndaj Rusisë”.

Ky projekligj është cilësuar si përpjekje e Moskës për t’iu përgjigjur ngrirjes së aseteve dhe kufizimeve financiare që u janë vënë zyrtarëve rusë, manjatëve dhe kompanive të lidhura me Putinin nga Qeveria amerikane në muajin prill.

Këto sanksione, të fundit në serinë e masave të marra nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera prej kur Rusia ka aneksuar Krimenë dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës nga viti 2014 kanë qëllim ndëshkimin e Moskës për ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet amerikane më 2016 dhe “aktivitete tjera të dëmshme në botë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat