Bjellorusia kritikon Britaninë për shkak të flamurit të homoseksualëve

Evropë

Bjellorusia kritikon Britaninë për shkak të flamurit të homoseksualëve

Më: 22 maj 2018 Në ora: 14:06
Ilustrim

Bjellorusia ka kritikuar ambasadën e Britanisë së Madhe pasi ky mision diplomatik publikoi një video ku shihet teksa valon flamuri i komunitetit homoseksual.

Kjo pamje e cila u bë publike në Ditën Botërore kundër Homofobisë nuk u ka pëlqyer autoriteteve të Bjellorusisë, të cilat kanë zgjedhur t’i përshkruajnë si “të rrejshme” marrëdhëniet në mes të komunitetit LGBT.

Përmes një kumtese të gjatë, Ministria e Brendshme ka thënë se Britania e Madhe po sfidon vlerat tradicionale të Bjellorusisë, raporton BBC.

Homoseksualiteti në Bjellorusi nuk është ilegal, mirëpo martesa në mes të gjinisë së njejtë ende mbetet një temë tabu.

Bjellorusia, shpesh e përshkruar si “diktatura e fundit e Evropës” udhëhiqet me grushtin e hekurt nga presidenti Alexander Lukashenko që nga viti 1994.

Në vitin 2012, ai deklaroi se është “më mirë të jesh diktator se homoseksual”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat