Erdogan e thotë hapur dhe zotohet: Qëllimi i ri i Turqisë është...

Evropë

Erdogan e thotë hapur dhe zotohet: Qëllimi i ri i Turqisë është...

Më: 25 maj 2018 Në ora: 08:08
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalosi programin zgjedhor të Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për zgjedhjet e ardhshme të 24 qershorit, duke u zotuar të kthejë vendin në një komb me të ardhura të larta.

Erdogan shpalosi programin zgjedhor të titulluar “Parlament i fortë, qeveri e fortë, Turqi e fortë” në Ankara.

“Qëllimi i ri i Turqisë është të jetë ndër vendet me të ardhura të larta”, tha ai.

“Turqia jo vetëm që do të jetë e pavarur në industrinë e mbrojtjes, por gjithashtu do të bëhet një nga vendet kryesore eksportuese”, shtoi presidenti turk.

Erdogan theksoi se do të rrisin shkallën e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore të grave në mbi 40 përqind deri në fund të vitit 2023.

Erdogan gjithashtu tha se AK Parti do të arrijë një ekonomi të lartë e të qëndrueshme, së bashku me një rritje të pjesëmarrjes së Turqisë në ekonominë botërore në 1,5 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat