"Pa islam në Gjermani, Merkel duhet të largohet”

Evropë

"Pa islam në Gjermani, Merkel duhet të largohet”

Më: 27 maj 2018 Në ora: 16:52
Protesta e AfD

Mijëra mbështetës të Alternativës për Gjermaninë (AfD) kanë protestuar sot në qendër të Berlinit kundër kancelares gjermane Angela Merkel.

Demonstruesit mbanin transparente “Pa islam në Gjermani" dhe kërkuan largimin e Merkelit.

Në rrugë ishin rreth 2.000 policë për të parandaluar incidentet e mundshme.

Alternativa për Gjermaninë u bë partia më e madhe e opozitës, pasi në zgjedhjet parlamentare fitoi 12,6 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat