Mishi me murtajën afrikane arrin në Serbi

Evropë

Mishi me murtajën afrikane arrin në Serbi

Më: 28 maj 2018 Në ora: 18:45
Ilustrim

Autoritetet serbe konfiskuan dhe shkatërruan rreth 1.000 kilogramë ushqim, mish dhe produkte të mishit të sjella nga Hungaria në Serbi.

Bëhet fjalë për ushqimin që qytetarët kanë futur në Serbi, përkundër ndalimit të importimit të mishit në Serbi për shkak të shfaqjes së sëmundjes afrikane të murtajës në Hungari.

Në fund të muajit prill, Ministria e Bujqësisë e ndaloi importin e mishit të derrit dhe produkteve të mishit nga Hungaria dhe në pikat kufitare kontrollohen inspektimet veterinare, megjithatë, në treg produktet e mishit më së shpeshti hyjnë përmes veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat