Sulmi në Belgjikë – vrasje terroriste

Evropë

Sulmi në Belgjikë – vrasje terroriste

Më: 30 maj 2018 Në ora: 16:15
Ilustrim

Burri që vrau tre persona në Liezh të Belgjikës ka kryer vrasje terroriste, njoftuan sot prokurorët.

Gjykatësja federale belge, Venke Rogen, tha se sulmi konsiderohet vrasje terroriste ose tentim për vrasje terroriste, transmeton AP.

Ajo ka bërë të ditur se sulmuesi Benjamin Herman kishte thirrur “Allahu ekber” dhe se ishte në kontakt me persona të radikalizuar.

Gjyqtari hetues për terrorizëm urdhëroi të bëhet autopsia e të vrarëve dhe verifikimi toksik i sulmuesit.

Hetuesi lokal publik më herët tha se Prokuroria e Belgjikës po heton vrasjen e dy policëve dhe kalimtarit të rastit në Liezh si incident terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat