Britania mirëpret përkushtimin e K.Veriore për denuklearizim - Bota Sot
Britania mirëpret përkushtimin e K.Veriore për denuklearizim

Evropë

E martë, 16 tetor 2018

Britania mirëpret përkushtimin e K.Veriore për denuklearizim

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:23
Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

Përkushtimi i Koresë Veriore për denuklearizim është shenjë se lideri verikorean, Kim Jong Un, më në fund ka marrë mesazhin, pas takimit që ka pasur me presidentin amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një deklarate, ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, transmeton Reuters.

Më herët, Trump dhe Kim kanë premtuar se do të punojnë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean, derisa Uashingtoni është treguar i gatshëm për të ofruar siguri.

Duke lexuar deklaratën e Johnsonit, zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May, u ka thënë gazetarëve se “ne mirëpresim mbajtjen e samitit konstruktiv në mes të presidentit Trump dhe Kim Jong Unit , ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit të rajonit, që është jetik për rritje ekonomike globale”.

“Ende ka shumë punë për të bërë dhe ne shpresojmë se Kim do të vazhdojë të negociojë me qëllim të mirë drejt denuklearizimit të plotë dhe të pakthyeshëm” është thënë ndër të tjera në deklaratë.

Trump dhe Kim kanë nënshkruar një dokument të paspecifikuar, pas një takimi ballë për ballë prej 45 minutash dhe bisedimeve më të gjera midis delegacioneve të tyre në një hotel luksoz në ishullin Sentosa të Singaporit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test