Lirohen pengjet në Paris

Evropë

Lirohen pengjet në Paris

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 18:56
Policia e Francës

(E plotësuar) - Një burrë që mbante të paktën dy persona në qendër të Parisit u arrestua dhe u liruan pengjet, njoftuan sonte autoritetet franceze.

Burimet e policisë thonë se bëhet fjalë për një person ‘të pa balancuar” dhe me motive të paqarta, dhe se negociatat për lirimin e pengjeve ishin të vështira, pasi “ishte e vështirë të kuptohej rrëmbyesi”,  njoftojnë mediat franceze.

Kriza e pengjeve përfundoi pak minuta pasi policia hyri në ndërtesën e qendrës së biznesit ku u mbajtën pengjet dhe i liroi të gjithë ata, shkruan Le Parisien, duke iu referuar burimeve zyrtare.

Më herët, rrëmbyesi pretendoi se ishte i armatosur me një bombë dhe një revole, dhe se kishte një bashkëpunëtor të armatosur jashtë ndërtesës. Ai kërkoi që ambasada iraniane të kontaktohej "për të përcjellë mesazhin tek autoritetet franceze".

Policia franceze tha se nuk ka indicie se bëhet fjalë për sulm terrorist.

Image

Kriza e pengjeve, situatë konfuze

Policia e Francës njoftoi sot se një njeri i panjohur mban si peng dy persona në një zyrë në qendër të Parisit dhe se për momentin nuk ka indicie për terrorizëm.

Gazeta "Parisien" shkruan se personi ka marrë peng tre persona, ndër të cilët edhe një shtatzënë  dhe kërkon që të kontaktojë ambasadën iraniane.

Situata aktualisht "shumë konfuze", thonë burimet policore, transmetojnë mediat franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat