“Do të përdorim sistemin ‘S-400’ nëse nevojitet”, kë po krcënon Erdogani? - Bota Sot
“Do të përdorim sistemin ‘S-400’ nëse nevojitet”, kë po krcënon Erdogani?

Evropë

E enjte, 18 tetor 2018

“Do të përdorim sistemin ‘S-400’ nëse nevojitet”, kë po krcënon Erdogani?

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:52
Rexhep Taip Erdogan

Turqia do të përdorë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 që planifikon të marrë nga Rusia nëse “do të jetë e nevojshme” ka thënë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan më 11 qershor.

“Ne nuk blemë raketat S-400 vetëm për ti ruajtur. Ne do ti përdorim ato nëse do të jetë e nevojshme. Ky është një sistem mbrojtës. A do të varemi sërish nga SHBA-ja?

Kur ne kemi kërkuar prej tyre për vite me radhë, përgjigja që na është dhënë është: Kongresi i SHBA  nuk po lejon. Ne jemi të lodhur nga kjo”,- tha Erdogan, shkruan hurriyetdailynews.

“Rusia i është përgjigjur ofertës sonë me një ofertë mjaft tërheqëse. Dhe sa i përket kredive, ata na kanë ofruar kushte mjaft të mira për kredi. Tani për tani, ne po e drejtojmë këtë proces në këtë mënyrë”,- tha presidenti.

Deklaratat e Erdoan u bënë gjatë një transmetimi live në disa tv private në Stamboll.

Turqia dhe Rusia kanë firmosur në dhjetor marrëveshjen për sistemin raketor “S-400”, gjatë dhjetorit, duke finalizuar një marrëveshje që thellonte lidhjet ushtarake midis anëtarit të NATO-s Turqisë dhe Kremlinit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test