Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se qeveria e saj mund t’i ofrojë vendeve të tjera të BE-së mbështetje financiare nëse marrin pas emigrantët që janë regjistruar si azilantë në këto vende.
Merkel tha se marrëveshja dypalëshe që po kërkon me Italinë, Austrinë dhe vendet e tjera, do të jetë e ngjashme me atë të arritur mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016.
Kjo marrëveshje bëri që Ankaraja të rimarrë ata që nuk kishin arritur të merrnin azil në BE dhe që kishin hyrë në Evropë nëpërmjet Turqisë.