Migracioni, Merkel: Ka vullnet të mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Evropë

Migracioni, Merkel: Ka vullnet të mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 22:02
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se 16 nga gjithsej 28 vende të Bashkimit Evropian, treguan "vullnet shumë të mirë" për bisedime mbi mosmarrëveshjet në mbarë BE për migracionin.

Merkel dhe 15 liderë të tjerë evropianë u takuan në Bruksel për t'u marrë me politikën e emigracionit që rregullon ndarjen në bllok pasi që më shumë se një milion emigrantë mbërritën në 2015.

Kancelarja gjermane, e cila po përballet me një krizë të brendshme politike në lidhje me emigracionin, ka lënë të kuptohet se samiti i pritshëm i BE-së që nis të enjten, nuk do të mund të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për çështjen dhe po punon për marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe për të zbutur presionin aktual.

Ndryshe, numri i të ardhurve në Evropë ka rënë në mënyrë të konsiderueshme këtë vit, por trazirat politike në bllok në lidhje me këtë çështje janë rritur. Partitë antiemigrantë dhe qeveritë në Hungari dhe Itali kanë ushqyer frikën e publikut nga të huajt dhe kanë fituar mbështetje duke e bërë këtë.

BE-ja është e gatshme që të ndezë dritën jeshile për ngritjen e qendrave të përkohshme në Algjeri, Egjipt, Libi, Marok, Nigeri dhe Tunizi. Madje flitet edhe për bisedime për hapjen e një qendre të tillë në Shqipëri, pavarësisht se qeveria shqiptare e mohon një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat