Plenkoviq: Nëse emigrantët kthehen, ne do të mbrojmë veten

Evropë

Plenkoviq: Nëse emigrantët kthehen, ne do të mbrojmë veten

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 23:22
Andrej Plenkoviq dhe Jean-Claude-Juncker

Kroacia do të mbrojë interesat e veta kombëtare nëse disa shtete anëtare të BE-së do të kthejnë emigrantët në vendet ku ata kanë hyrë në Union.

Kështu tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në Bruksel në një mini-samit të vendeve të BE-së, ku u diskutua mbi problemet e migracionit.

“Kjo është një nga çështjet kryesore ligjore në rishikimin e rregullores së Dublinit. Ne do të mbrojmë interesat tona në negociata. Sa i përket Kroacisë, pothuajse në çdo rast ajo nuk është vendi i hyrjes së parë në territorin e BE-së, andaj duam monitorim të qartë, preciz dhe proporcional të këtyre hyrjeve për të mbrojtur interesat kroate në këtë mënyrë," tha Plenkoviq.

Mini-takimi i BE-së u mblodh nga presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude-Juncker dhe 16 shtete anëtare.

I pyetur nëse Kroacia do të mbështesë propozimin e shtrëngimit të kontrollit të lëvizjes së migrantëve, Plenkoviq tha se duhet gjetur një ekuilibër, pasi futja e kontrolleve të rrepta në një shtet anëtar të BE-së automatikisht çon në një reaksion zinxhir në shtetet e tjera.

"Në këtë kohë ne flasim për formulime për Këshillin Evropian, i cili do të takohet të enjten. Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur midis asaj që përmbajnë rregulloret evropiane dhe asaj që eventualisht mund të mbetet në nivel kombëtar si ashpërsim i mundshëm. Prandaj, ne duhet të shohim se deri në cilat masa mund të shkohet këtu,"tha Plenkoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat