Polonia ndryshon Ligjin për Holokaustin

Evropë

Polonia ndryshon Ligjin për Holokaustin

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 13:58
Poloni

Në fillim të këtij viti Polonia kishte marrë vendim për futjen në fuqi të një ligji i cili cilësonte vepër penale akuzat dhe pretendimet për bashkëpjesëmarrjen e saj në luftën naziste. Çdokush që shpallej fajtor mund të dënohej me burgim deri në tre vjet.

Një veprim i tillë pati nxitur reagime të ashpra nëpër Evropë, Izrael dhe SHBA.

Tani ky vend ka vendosur për ndryshimin e këtij ligji. Kryeministri ka propozuar amandamentim e tij, duke e trajtuar këtë vepër përmes Kodit Civil, jo atij penal. Amandamentimi i Ligjit për Holokaustin gjeti mbështetje në parlamentin e ulët dhe tani do të votohet në Senat.

Implementimi i këtij ligji kishte për qellim që të “mbrojë namin e Polonisë”.

Presidenti polak, Andzrej Duda, nënshkroi ligjin në muajin shkurt, me ç’rast pati kundërshtime të menjëhershme dhe e referoi atë për në Gjykatën Kushtetuese, e cila e vendosi në pritje.

Kritika pati edhe nga Izraeli, ku presidenti Reuven Rivlin, tha se ndonëse shumë polakë kishin luftuar nazistët “Polonia dhe polakët kishin në dorë shfarosjen e hebrenjve gjatë Holokaustit”.

Qeveria e Polonisë pasi bëri ndryshimet legjislative deklaroi se ligji kishte realizuar efektin e tij, kështu që askush nuk do të mund të përdorte më fyerjen shpifëse “kampet e vdekjeve polake” pa u ndëshkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat