Kërcënimi “vegan” në Francë, kasapët kërkojnë mbrojtje

Evropë

Kërcënimi “vegan” në Francë, kasapët kërkojnë mbrojtje

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 18:28
Protesta në Francë

Kasapët në Francë i kanë kërkuar qeverisë t’u sigurojë mbrojtje policore nga aktivistët për të drejtat e kafshëve, me justifikimin se siguria e tyre është e kërcënuar dhe se vegjetarianët po përpiqen të imponojnë mbi kombin një stil jetete pa mish.

Federata franceze e Kasapëve i shkroi Ministrisë së Brendshme një letër, ku thuhet se dyqanet e tyre janë vandalizuar nga vegjetarianët, të cilët, të mbështetur nga vëmendja që u japin mediet, po kërcënojnë sigurinë e biznesit të mishit.

Në letër shkruhet se, 18 mijë kasapët e Francës janë të shqetësuar për pasojat e aksionit vegjetarian ndaj tyre, e shprehin besimin se qeveria do t’i japë fund dhunës fizike, verbale dhe morale që po ushtrohet nga aktivistët e kafshëve, sa më shpejt.

Sulmet ndaj bizneseve që merren me industrinë e mishit janë shtuar së fundmi në Francë, po ashtu si dhe demonstratat e aktivistëve për të drejtat e kafshëve dhe vegjetarianëve në këtë vend.

Nuk janë vetëm dyqanet e mishit dhe peshkut në shënjestrën e vegjetarianëve, por edhe ato të bulmetit. Federata e Kasapëve tha se nuk kërkon oficerë policie para dyqaneve, por që shteti të monitorojë grupet ekstremiste vegjetariane.

Në mars, një vegjetariane u dënua në Francë me 7 muaj “liri me kusht” për jusitifikim terrorizmi, pasi tha se nuk ndiente dhimbje për një kasap të vrarë në një sulm terrorist, pasi ishte thjesht një vrasës. Federata e Kasapëve mendon se, nëse nuk bëhet asgjë nga shteti, nuk do të duhet shumë kohë që vegjetarianët ekstremistë të kalojnë nga vandalizmat te vrasjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat