Merkel për emigrantët: Moment përcaktues për BE-në

Evropë

Merkel për emigrantët: Moment përcaktues për BE-në

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 12:23
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjes rreth emigrimit të paligjshëm.

Para parlamentit gjerman, ajo ka thënë se ky moment është përcaktues për BE-në. Kjo thirrje vjen pas mbajtjes së samitit që për këtë temë. Merkel gjendet nën presion që të arrijë në një zgjidhje për parandalimin e arritjeve të reja.

Vala e emigrantëve po ashtu përfshin refugjatët që po vinë nga luftërat siriane dhe konfliktet e tjera, dhe që urgjentisht kërkojnë azil.

Edhe pse kjo krizë e emigrantëve nuk është aq serioze sa ajo e vitit 2015, lidershipi i BE-së është marrë vazhdimisht me këtë çështje pas shtimit të tensioneve që pasuan ndaljen e disa anijeve të emigrantëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat