3.000 policë ndjekin të burgosurin e arratisur

Evropë

3.000 policë ndjekin të burgosurin e arratisur

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 23:17
Ata morën Faïd nga dhoma e takimit ku ai po bisedonte me vëllain e tij në atë moment dhe e çuan në helikopter, shkruan gazeta Figaro, sipas së cilës e gjithë ikja zgjati vetëm 10 minuta.

Mbi 3.000 policë dhe xhandarë po kërkojnë të burgosurin Rédoine Faïd, i cili u arratis nga burgu me anë të helikopterit në Francë.

Tre meshkuj në të zeza dhe të armatosur me kallashnikovë, për të cilët autoritetet franceze pretendojnë të jenë komando, u paraqitën para burgut Reo në rajonin e Parisit, ku Faïd (46) vuante një dënim prej 25 vjetësh për vrasje të një oficeri  policor gjatë një grabitje të armatosur në vitin 2010, raportojnë mediat franceze.

Këta tre bashkëpunëtorë dolën nga helikopteri, i cili u ul në oborrin e burgut pa pengesa.

Ata morën Faïd nga dhoma e takimit ku ai po bisedonte me vëllain e tij në atë moment dhe e çuan në helikopter, shkruan gazeta Figaro, sipas së cilës e gjithë ikja zgjati vetëm 10 minuta.

Rreth gjashtëdhjetë kilometra më larg, midis aeroportit Roasi dhe Bourge, i arratisuri doli nga helikopteri dhe hyri në një "Megane" të zi, duke ikur në drejtim të autostradës dhe më pas kaloi në një kamion bardhë, prej nga u zhduk pa gjurmë.

Kundër Rédoine Faïd, Prokuroria e Parisit nisi një hetim dhe një avokat nga familja e policit të vrarë në vitin 2010, tha se ai ishte "një kriminel i fshehtë i cili, kur vendos të dalë ai del dhe tash me siguri se do të qërojë hesapet me armiqtë e tij.

Ministrja franceze e Drejtësisë Nicole Belube tha se komandot që mundësuan ikjen e sotme ndoshta përdorën dronët për të përgatitur operacionin.

Gjatë arratisjes së Faïd, askush nuk u plagos dhe nuk pati pengje, njoftoi Ministria franceze e Drejtësisë, transmeton  AP.

Kjo nuk është hera e parë që Faïd u arratis  në mënyrë spektakulare - në vitin 2013, me ndihmën e shpërthimit, ai u arratis nga burgu dhe u arrestua gjashtë javë më vonë në një hotel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat