‘Nuk lejoj të më shkarkojë personi që është kancelar falë meje’

Evropë

‘Nuk lejoj të më shkarkojë personi që është kancelar falë meje’

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 19:38
Horst Zehofer dhe Angela Merkel

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Zehofer, tha sot se nuk do të lejojë ta shkarkojë personi i cili është në postin e kancelarit të vendit duke iu falënderuar atij.

Ai kritikoi kancelaren Angela Merkel përpara një takimi që duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen e tyre lidhur me politikën e emigrantëve.

Zehofer shkoi në Berlin pasi dha dorëheqjen mbrëmë në takimin e partisë së tij CSU, pjesë e koalicionit qeveritar me CDU e Angela Merkel.

Merkel dhe Zehofer janë në konflikt për shkak të planit për të mbyllur pjesërisht kufijtë gjermanë për emigrantët, gjë të cilën kancelarja gjermane e refuzon duke insistuar për një zgjidhje të përbashkët në nivel të Bashkimit Evropian.

Zehofer u tha mediave gjermane se ndodhet në situatë "të paimagjinueshme".

"Nuk lejoj të më shkarkoj personi që është kancelar falë meje," tha ai, duke aluduar në Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat