Ish-kryeministri arrestohet për korrupsion

Evropë

Ish-kryeministri arrestohet për korrupsion

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 13:17
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u arrestua sot nga agjencia antikorrupsion në kuadër të hetimit për përvetësim në dëm të fondit të shtetit 1MDB, bëhet e ditur nga burime të policisë, pas konfiskimit të objekteve të luksit që lidhen me këtë çështje.

‘’Agjencia Malajziane Antikorrupsion (MACC) e ka shoqëruar Tan Sri Najib Razak në ndërtesën e MACC-së. Ai është shoqëruar me katër makina policie’’, deklaroi për AFP një burim i Policisë.

Në maj, policia njoftoi se kishte sekuestruar qindra kartona ku ndodheshin çanta luksoze femrash të mbushura me para dhe bizhuteri, gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimit për përvetësim fondesh që kanë në shënjestër Najib, i cili mbajti posti kryeministrit nga viti 2009 deri në 2018.

Mallrat e konfiskuar u zbuluan në një ndërtesë të lartë në qendër të kryeqytetit Kuala Lumpur. Këto objekte vlerësohen deri në 234 milionë euro, kishte bërë të ditur policia javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat