Policia britanike njoftoi sot se hetimet e policisë lidhur me helmimin e dy britanikëve me agjent nervor në Anglinë jugore, do të kërkojnë kohë prej disa muajsh.
"Fokusi i hetimit është identifikimi i burimeve të kontaminimit sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet në deklaratën e policisë.
Kujtojmë se helmimi me agjent nervor vie disa muaj pas helmimit të një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij, për të cilin helmim është bërë përgjegjëse Rusia.