Vdes gruaja e helmuar me Novichok

Evropë

Vdes gruaja e helmuar me Novichok

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 23:55
Scotland Yard ka nisur hetimet duke dyshuar se ka të bëjë me vrasje.

Një person ka ndërruar jetë sonte në Wiltshire të Britanisë së Madhe, pasi ishte helmuar me agjentin nervor Novchik, transmetojnë mediat britanike.

Dawn Sturgess, 44 vjeç dhe partneri i saj Charlie Rowley, 45, ishin infektuar nga agjenti nervor vdekjeprurës pas marrjes së një shiringe të kontanimuar, afër vendit ku ish-spiuni Sergei Skripal u gjet i pavetëdijshëm në Salisbury.

Nëna e të tre fëmijëve, e cila po luftonte me alkoolin dhe drogën, pësoi sulm në zemër pas kontaktit me agjentin. Rowley mbetet i sëmurë rëndë në spital.

Scotland Yard ka nisur hetimet duke dyshuar se ka të bëjë me vrasje.

Diplomati britanik Julian King tha se “ata që ndodhen prapa kësaj janë vrasës”, por nuk dha më shumë detaje se kujt po i referohej ai.

Çifti u ekspozua ndaj agjentit nervor në Queen Elizabeth Gardens në Salisbury, që ndodhet afër qendrës tregtare The Maltings ku Skripalet u gjetën të helmuar më parë këtë vit.

Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë i Mbrojtjes në Porton Down konfirmoi se viktimat ishin ekspozuar ndaj Novichok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat