Tragjedia në Turqi, 24 të vdekur pasi treni doli nga shinat - Bota Sot
Tragjedia në Turqi, 24 të vdekur pasi treni doli nga shinat

Evropë

E hënë, 19 nëntor 2018

Tragjedia në Turqi, 24 të vdekur pasi treni doli nga shinat

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 08:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka shkuar në 24 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur bilanci i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor një dite më parë në Turqi.

Sipas mediave turke, aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu, të provincës Tekirdag. Mësohet se vagonat e trenit kanë dalë nga shinat si pasojë e shiut. 

Por CNN turk ka raportuar se shkak për aksidentin është bërë një urë e shembur.

Treni kishte 360 persona në bord dhe po udhëtonte nga Kapikule në Stamboll.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test