Beate Zschäpe dënohet me burgim të përjetshëm

Evropë

Beate Zschäpe dënohet me burgim të përjetshëm

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:36
Beate Zschäpe

Gjykata vendore në Mynih mori një vendim historik: Beate Zschäpe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjet terroriste të neonazistëve. U dënuan dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë, por procesi me siguri do të vazhdojë.

Beate Zschäpe, e akuzuara kryesore në procesin kundër grupit të organizatës neonaziste terroriste me emrin NSU, u dënua me brugim të përjetshëm. Gjykata ka konstatuar një "fajësi të veçantë", që do të thotë se ekziston mundësia teorike që Beate Zschäpe të lirohet pas 15 vitesh, por në praktikë një gjë e tillë është gati e pamundur. Me këtë vendim historik, gjykata mori parasyshë kërkesën e prokurorisë që Zschäpe të konsiderohet si bashkëfajtore në vrasjet e organizatës NSU («Ilegaliteti Nacionalsocialist"). I bashkëakuzuari Ralf Wohlleben është dënuar për sigurimin e armëve për organizatën NSU, me 10 vjet heqje lirie. Gjykata vendore e ka dënuar ate për ndihmë në kryerjen e vrasjeve. Holger G. është dënuar me 3 vite burg. André E. do të qëndrojë pas grilave dy vite e gjashtë muaj. Ndërsa Carsten S. është dënuar me tri vite dënim për të miturit.
 

Image

„Beate Zschäpe ka qenë anëtare e një komandoje vrasëse“

Me shpalljen e këtyre dënimeve përfundon në shkallë të parë procesi që zgjati plot pesë vite, që është edhe procesi më indiciet më të mëdha në historinë e pasluftës së Dytë Botërore në Gjermani. Por ekspertët thonë se mbrojtësit e Beate Zschäpe do të ankohen dhe do të kërkojnë ndryshimin e vendimit. Në një rast të këtillë, fjalët e fundit e ka Gjykata Supreme.

14 vite vrasjesh

Beate Zschäpe ka jetuar në ilegalitet gati 14 vite së bashku me shokët e saj Uwe Mundlos dhe Uwe Böhnhardt.

Gjatë kësaj  periudhe këta të dy i kanë vrarë nëntë persona me origjinë turke apo greke dhe një police me origjinë gjermane. Ata kanë kryer edhe dy sulme me bomba në Këln, ku ka pasur dhjetëra të plagosur. Deri tani nuk është ofruar ndonjë dëshmi që Zschäpe ka qenë në ndonjë prej këtyre vendeve ku janë kryer krimet. Por prokuroria ka ofruar dëshmi të mjaftueshme se Beate Zschäpe i ka "ditur të gjitha për këto krime, ka qenë bashkëkoordinatore dhe ka bashkvepruar gjatë vrasjeve". Gjykata konsideron se prokuroria ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për këto akuza.

Image

Mbrojta kërkoi denim më pak se 10 vite

Mbrojtja e Beate Zschäpe ka kërkuar lirimin e saj nga akuzat për vrasje dhe sulme me bomba.

Një vit kërkim i dhimbshëm i së vërtetës

Sipas tyre, 43-vjeçarja nuk ka qenë në vendin e vrajseve dhe sulmeve, nuk është vrasëse dhe atentatore. Zschäpe vet ka pranuar se për vrasjet apo sulmet ka marrë vesh nga shokët e saj, pas kryerjes së tyre. Në një prononcim të saj ajo kërkoi: "Ju lutem mos më dënoni në vend të dikujt tjetër, për diçka që nuk e kam bërë dhe nuk kam dashur të bëhet". Mbrojtësit e Beate Zschäpe kanë kërkuar që ajo të dënohet më pak se 10 vjet heqje lirie.

Zbulimi i vrasjeve

Zbulimi në vitin 2011 i vrajseve nga grupi ilegal neonazist NSU, ka shkaktuar tronditje të thellë në Gjermani, sepse ky grup terrorist i ekstremizmit të djathtë ka kryer me vite të tëra vrasje në gjithë territorin e Gjermanisë dhe ka jetuar në ilegalitet, pa u zbuluar nga organet e sigurisë. Hetuesit me vite të tëra kanë dyshuar tek personat e pafajshëm. Në nivelin federal dhe në disa lande janë krijuar edhe komisione hetuese parlamentare, për të zbardhur sfondin e këtyre vrasjeve terroriste të nëntë personave me origjinë të huaj dhe një police me origjinë gjermane. Përfaqësuesit e familjeve nuk janë të kënaqur me ecurinë e hetimeve lidhur me zbardhjen e sfondit të këtyre vrasjeve dhe sulmeve./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat