Italia lejon migrantët të zbarkojnë në Sicili - Bota Sot
Italia lejon migrantët të zbarkojnë në Sicili

Evropë

E diel, 21 tetor 2018

Italia lejon migrantët të zbarkojnë në Sicili

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 09:41
Pamje të migrantëve në portet e Italisë.

Italia do të lejojë zbarkimin e 450 migrantëve në Sicili, pasi të njëjtit janë marrë nga një anije e mbipopulluar të shtunën.

Për këtë hap është vendosur pasi Italia ka thënë se Franca, Gjermania, Malta, Portugalia dhe Spanja janë pajtuar që secila të pranojë 50 migrantë.

Malta dhe Italia kanë insistuar më herët që shtetet tjera duhet të lejojnë ankorimin e anijes.

Qeveria e re në Itali ka ashpërsuar politikat, në përpjekje të ndalimit të hyrjes së migrantëve nga portet e saj.

Deri më tani, vetëm 57 fëmijë, në mesin e tyre vetëm gra dhe fëmijë janë lejuar të hyjnë në portin Pozzallo të Sicilisë.

Migrantët janë shpëtuar nga një anije në Mesdhe, e misionit evropian, Frontex, mirëpo Italia nuk ka treguar gatishmëri për pranimin e tyre.

Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini ka thënë se anijet Frontex duhet të nisen drejt “jugut, në Libi apo Maltë”, kur të shpëtohen migrantët.

Mirëpo pozicioni i Italisë ka ndryshuar pas kryeministri, Giuseppe Conte u ka nisur shkresë anëtarëve të Bashkimit Evropian duke iu kërkuar që të pranojnë disa refugjatë.

Franca dhe Malta kanë thënë të dielën se do të pranojnë secila nga 50 migrantë, derisa Gjermania, Spanja dhe Portugalia kanë bërë të njëjtën premtim të dielën.

Kryeministri çek, Andrej Babis ka kundërshtuar kërkesën, duke thënë se pranimi i migrantëve do të dërgonte “drejt rrugës për në ferr”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test