E kap mat të dashurin ish-deputet, ja çfarë i punon si hakmarrje - Bota Sot
E kap mat të dashurin ish-deputet, ja çfarë i punon si hakmarrje

Evropë

E martë, 16 tetor 2018

E kap mat të dashurin ish-deputet, ja çfarë i punon si hakmarrje

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Thonë se as ferri nuk e ka zemërimin si një grua e përbuzur. Dhe kjo ilustrohet më së miri kur e dashura e një burri anglez mbuloi me gjak derri muret e folesë së dashurisë së tyre të mëparshme.

Lizzie Purbrick, 63 vjeç, mori hak ndaj ish-deputetit David Prior të Bramptonit, gjithashtu 63 vjeç, pasi ajo e kapi atë me një grua tjetër, gruan e një anëtari tjetër të Dhomës së Lordëve.

Purbrick, një ish-kalorëse dhe anëtare e ekipit britanik në Olimpiadën e vitit 1980 të Moskës, siguroi rreth tetë litra gjak derri nga një kasap dhe shkoi në banesën e Prior, të cilën mundi ta hapte me çelësin e vet. Ajo përdori gjakun për të shkruar në mure ofendime të ndryshme.

Purbrick u akuzua për dëmtim të pronës dhe u dënua me 120 orë shërbim në komunitet. Asaj iu dha gjithashtu një urdhër kufizues, duke e ndaluar atë të hyjë në ndonjë nga tre shtëpitë e ish të dashurit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test