Johnson para parlamentit: Nuk është shumë vonë, për të shpëtuar Brexit-in

Evropë

Johnson para parlamentit: Nuk është shumë vonë, për të shpëtuar Brexit-in

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 06:28
Boris Johnson

Boris Johnson, ish sekretari i jashtëm britanik i cili dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj planit të Theresa May për largimin nga Bashkimi Evropian, mbajto sot fjalimin e fundit në parlament.

Ai i kërkoi parlamentit që të rishqyrtojë strategjinë strategjinë e tij, duke shtuar se vendi kurrë nuk do të ketë shansin që ta bëjë këtë gjë përsëri më vonë.

“Nuk është tepër vonë për të shpëtuar Brexit. Ne kemi kohë në këto negociata, ndërsa kemi ndryshuar qasje një herë dhe mund të ndryshojmë përsëri. Problemi nuk është se ne nuk arritëm të krijojmë kushtet për një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë të llojit të shkruar Lancaster, por ne as që kemi provuar. Ne duhet të përpiqemi tani, sepse nuk do të kemi një shans tjetër për ta bërë atë marrëveshje”, deklaroi Johnson.

Theresa May ia doli mbrëmë të merrte votat e duhura për të ndjekur planin e saj të Brexit, por parlamenti votoi për të qëndruar akoma në sistemin rregullator të BE-së, që kontrollon tregtinë e ilaçeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat