Turqia arreston gruan e një komandati në IS-it

Evropë

Turqia arreston gruan e një komandati në IS-it

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:07
Policia Speciale turke, foto nga arkivi

Turqia ka arrestuar gruan e Abu Omar al-Shishani, njëri prej komandatëve kryesor të grupit militant, Shteti Islamik, që është vrarë dy vjet më parë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve.

Agjencia Anadolu raportoi se katër persona janë arrestuar në Stamboll, për shkak të lidhjeve të dyshuara me IS-in.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Seda D., e cila ishte e martuar me al-Shishanin. Agjencia e lajmeve DHA ka thënë se gruaja po përdorte një pasaportë false.

Shishani, ishte “ministër i luftës” për IS-in dhe ka qenë i pranishëm në shumë video propaganduese të grupit militant. Ushtria amerikane ka thënë se ai është vrarë në Irak në korrikun e vitit 2016, gjatë sulmeve ajrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat