Pas gjashtë vjet përgatitjesh dhe koordinimi në operacionin ndërkombëtar, janë arrestuar 15 persona të dyshuar për mashtrim në internet, të cilët besohet se shkaktuan dëm deri në 18 milionë euro, njoftoi Europol.
Europol po ashtu njoftoi se në fushatën nga 12 deri në 15 qershor, u kontrolluan 31 shtëpi në Qipro, Estoni, Finlandë, Gjermani, Letoni, Lituani, Zvicër, Ukrainë dhe Mbretërinë e Bashkuar.