FBI publikon dokumentet rreth hetimeve për përfshirjen ruse në zgjedhje

Evropë

FBI publikon dokumentet rreth hetimeve për përfshirjen ruse në zgjedhje

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 13:02
FBI po ashtu raportoi se beson që Page ishte cak I rekrutimeve nga qeveria ruse

Byroja e Hetimeve Federale (FBI) ka publikuar dokumente që lidhen me përgjimet e kampanjës së këshilltarit të Donad Trump për dyshimet mbi ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Raporti voluminoz me 412 faqe,i referohet Carter Page, që dyshohet se kishte bashkëpunuar me qeverinë ruse. Dokumentet u bën publike pas presionit nga shumë media.

FBI po ashtu raportoi se beson që Page ishte cak I rekrutimeve nga qeveria ruse.

Page ka mohuar deklarimet se ishte agjent rus dhe nuk është dënuar për asnjë krim. Ai la kampanjën e Trump në shtator të vitit 2016 pas raportimeve të takimeve të tij me rusët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat