KE: Të paguajmë nga 6,000 euro për çdo emigrant

Evropë

KE: Të paguajmë nga 6,000 euro për çdo emigrant

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 18:25
Emigrantët

Komisioni Evropian ka propozuar sot që vendet anëtare të BE-së të paguajnë 6,000 euro për çdo emigrant të shpëtuar në Detin Mesdhe, dhe të cilin pastaj ata e marrin për strehim.

Sipas deklaratës, Komisioni dëshiron të ofrojë mbështetje të plotë financiare për çdo shtet anëtar që vullnetarisht krijon qendra të kontrolluara, të cilat do të vlerësojnë njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Bashkim Evropian.

Austria është ajo që ka kërkuar të hapen kampe për refugjatë në Ballkan dhe për këto BE-ja do t’i mbështet financiarisht këto vende.

Një marrëveshje të tillë, BE kishte bërë më parë me Turqinë, e cila ka përfituar 4 miliardë euro nga BE-ja, për t’i mbajtur miliona refugjatë ne vendin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat