Zjarret në Greqi, mes personave të humbur edhe dy shqiptare

Evropë

Zjarret në Greqi, mes personave të humbur edhe dy shqiptare

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 10:36
Greqi

(E plotësuar) - Deri tani nga tragjedia e zjarri në Athinë janë konfirmuar 79 viktima.

Ditën e sotme janë shpallur të zhdukura dy shtetase shqiptare, punonjëse të një taverne.

Mbrëmjen e së martës u konfirmua viktima e parë shqiptare e tragjedisë nga zjarret në Greqi. Ndërkohë ambasada jonë në Athinë njofton për 3 të lënduar, mes tyre dy fëmijë shqiptarë që ndodhen në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet konfirmojnë mbi 79 viktima, ndërsa paraditen e sotme do të nisë edhe identifikimi i tyre. Athina është në emergjencë, ndërsa nga zonat e goditura mbërrijnë histori të rënda.

187 persona janë lënduar dhe bilanci pritet të rëndohet. Gjatë së martës pati raportime se mes viktimave kishte edhe disa emigrantë shqiptarë, ndërsa në mbrëmje vonë u konfirmua viktima e parë.

Ajo është Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës dhe ishte e martuar me një shtetas grek. 

Ajo vdiq në banesën e saj në vendin e quajtur Mati, ndërsa bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Lajmin e vdekjes së saj e njofton korrespondenti ynë në Athinë, ndërsa Ambasada Shqiptare në Athinë nuk e konfirmon. Ambasada tha mbrëmjen e së martës pas verifikimeve të kryera në terren, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos, janë dhe dy fëmijë të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Zjarret në Greqi: Pas 77 të vdekurve, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

Autoritetet greke janë duke kërkuar qindra persona të zhdukur pas zjarrit vdekjeprurës që kaploi pjesë afër Athinës. Së paku 77 persona kanë vdekur, përderisa kërkimi për të tjerët është duke vazhduar, raporton BBC.

Erëra të forta kanë shpërndarë zjarrin, duke ngujuar nëpër shtëpi shumë njerëz, dhe disa të tjerë duke i detyruar që të futen në det për t’u shpëtuar flakëve.

Kryeministrit Alexis Tspiras ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

Familjarët e të zhdukurve kanë publikuar fotografitë e tyre në rrjetet sociale me shpresën se do të gjenden. Banorët janë urdhëruar që të braktisin shtëpitë.

Në gjithë këtë fatkeqësi ka pasur edhe turistë të përfshirë, mirëpo thuajse të gjithë kanë arritur që të akomodohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat