Macron: Takimi me May, jo për negociatat e Brexit-it

Evropë

Macron: Takimi me May, jo për negociatat e Brexit-it

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:20
Emmanuel Macron dhe Theresa May

Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet të premtem me kryeministren britanike Theresa May, në një agjendë që përfshin edhe një darkë zyrtare në Rivierën Franceze.

Gjithsesi të shumtë ishin ata që e cilësuan këtë takim që pritet të mbahet, si një tentativë të Macron, për të zhvilluar biseda paralele me Britaninë, në lidhje me Brexit-in.

Pikërisht për këtë arsye, presidenca franceze ka reaguar nëpërmjet një deklarate të zyrtare, ku ka konfirmuar besimin e plotë ndaj negociatorit të Bashkimit Europian, Michel Barnier, në lidhje me këtë proces.

“Takimi i të premtes nuk është as negociatë dhe as tentativë për të zëvendësuar negociatat e udhëhequra nga Michel Barnier. Ne i kemi besuar plotësisht negociatorit të unionit dhe ia kemi lënë atij, të merret me këtë çështje” u tha në deklaratën e presidencës franceze.

Aktualisht Theresa May po përpiqet të gjejë një marrëveshje për vendet e punës, me bllokun, edhe pas daljes së Britanisë nga BE-ja, por deri tani nuk ka një propozim që të pranohet edhe nga Brukseli, edhe nga të dy palët e partisë së përçarë të kryeministres britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat