Britania jep alarmin: Shumica e paketimeve ushqimore, të pariciklueshme

Evropë

Britania jep alarmin: Shumica e paketimeve ushqimore, të pariciklueshme

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 16:23
Britani

Shoqata e Qeverisjes Vendore (LGA) në Britaninë e Madhe ka ngritur alarmin se 2/3-at e paketimeve plastike të ushqimeve, nuk mund të riciklohen.

Ajo fajësoi prodhuesit, të cilët përdorin një përzierje polimere të cilësisë së dobët dhe i bëjnë këto paketime të pariciklueshme.

Paketimet e kosit, por edhe shumë ushqimeve të tjera, që përbëjnë shumicën e plastikës, dërgohen në landfille, ndërsa vetëm 1/3-ta riciklohet për t’u hedhur sërish në treg.

LGA theksoi se ka ardhur koha që qeveria të ndërhyjë dhe të ndalojë prodhimin e plastikave me cilësi të ulët.

Sipas kësaj shoqate, nga 525 mijë ton paketime plastike, vetëm 169 mijë riciklohen, ndërsa pjesa tjetër përfundon në landfille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat