Pilotët e kompanisë RyanAir në Gjermani po planifikojnë një grevë 24 orëshe të premten, duke iu bashkëngjitur kolegëve të tyre nga Irlanda, Suedia dhe Belgjika në sezonin veror.
Sindikata u ka bërë thirrje pilotëve që të ndalojnë të punojnë të premten nga ora 3:01 e mëngjesit deri të shtunën në ora 2:59, duke deklaruar se greva do të mbulojë të gjitha fluturimet nga Gjermania, njofton AP.