Nxënësit evropianë po mësojnë më shumë gjuhë sesa nxënësit amerikanë, thotë një studim i ri.
92% e nxënësve të shkollave fillore në Evropë e dinë edhe një gjuhë të dytë, ndërsa të tillë janë vetëm 20% e nxënësve në Shtetet e Bashkuara, shkruan Qendra për Hulumtime Pew.
Arsye për këtë është sistemi i arsimit në Evropë ku nxënësve u kërkohet të mësojnë së paku një gjuhë jasht gjuhës amëtare. Ky sistem nuk praktikohet në Amerikë.
Në 29 shtete evropiane ku u bë hulumtimi, 24 prej tyre kishin lëndë për gjuhë të huaja me norma të mësimit së paku 80%.
Vendet me normë 100% të mësimit janë Lihtenshtajni, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Austria, Romania dhe Franca.
Vetëm dhjetë shtete në SHBA kanë lëndë për gjuhë të huaja në shkollat e mesme.