Përplasen dy avionë pasagjerësh - Bota Sot
Përplasen dy avionë pasagjerësh

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Përplasen dy avionë pasagjerësh

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 21:25
Incidenti ka ndodhur në aeroportin Ataturk

Një avion i “Royal Air Moroc Airlines” ka përplasur të enjten një avion të “Turkish Airlines” në Stamboll, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Media turke raporton se incidenti ka ndodhur në aeroportin Ataturk, ndërkohë që avioni i “Turkish Airlines” ishte i parkuar dhe po merrte pasagjerët.

Sipas informacioneve paraprake avioni i “Royal Air Moroc Airlines” po lëvizte drejt pistës për tu nisur drejt Arabisë Saudite kur ka përplasur me krah avionin e “Turkish Airlines”.

Përplasja e fortë shkaktoi dëmtime në të dy avionët dhe panik të madh tek pasagjerët. Udhëtarët që prisnin të niseshin drejt Athinës u dërguan në një tjetër avion dhe presin të nisin fluturimin, ndërsa autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test