Sulmohet një xhami në Francë - Bota Sot
Sulmohet një xhami në Francë

Evropë

Sulmohet një xhami në Francë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 19:39
Pamje nga ngjarja

Mbrëmë gjatë mesnatës ka ndodhur një sulm në një xhami në veri të Francës. Policia franceze gjatë ditës së sotme është në kërkim të një vozitësi që qëllimisht ka përplasur veturën e tij në dyert e një xhamie në qytetin Lille në veri të Francës.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës kur askush nuk ishte në xhami, andaj sulmi nuk kishte rezultuar me të lënduar.

“Vetura është përplasur duke shkatërruar dyert e xhamisë Al Wifaq”, kanë thënë zyrtarë të policisë për Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat