Protestuesit në Rumani: “Nu suntem Albania”- “Ne nuk jemi Shqipëria”!

Evropë

Protestuesit në Rumani: “Nu suntem Albania”- “Ne nuk jemi Shqipëria”!

Nga: Beqir SINA Më: 13 gusht 2018 Në ora: 20:04
Protestuesit në Rumani

Simbas axhensive të huaja të lajmeve dhe rrjeteve sociale në internet thuhet se gjendja në Rumani mbetet e tensionuar, pas protestave anti-qeveritare që nisën fundjavën e kaluar dhe u bënë të dhunshme, të shtunën e të dielën, duke lënë më tepër se 450 persona të lënduar, të cilët kan qenë në nevojë për ndihmë mjekësore, deklearuan autoritet rumene duke shtuar se mes të lënduarve ka edhe forca të ruajtjes së rendit - policisë.

Policia gjatë protestave ka përdorur gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpëndarë protestat.

Me thirrjet nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook, Instagram  e Twitter, thuhet se rumenët nga diaspora oganizuan demostratat ku kan marrë pjesë deri tani dhjetra mijëra demonstrues, të cilët protestuan në Bukuresht sheshin e fashëm Victory, dhe qytete të tjera të vendit, kundër partisë social demokrate PSD, ish partisë komuniste e riformuare cila aktualisht me kryeminstreshen e saj është në pushtet.

Media botërore thotë se protestat u organizuan nga grupe rumunësh që punojnë jashtë vendit, dhe u kujtojnë rumenve lëvizjet protestuese të rrezimit të Nikola Çausheskut. 

Por ndërsa athere protestuan për rrezimin e komunizmit, dhe demokraci tani demonstruesit protesuan kundër korrupsionit masiv, pagave të ulëta dhe kundër përpjekjeve të partisë në pushtet për të dobësuar sistemin gjyqësor. 

Rumania, thonë axhensit e lajmeve po perceptohet si njëri prej vendeve më të korruptuara të Bashkimit Europian. 

Rrjetet sociale shqiptare në Facebook, kan pikasur një protestuese rumune, e cila mban në dorë pankartën me shkrimin: “Nu suntem Albania" e cila në shqip përkthehet "Ne nuk jemi Shqipria”!

Ndërsa komuentuesit e shumtë shqiptarë të cilët mesa duket presin e njëjta gjë ndodhë edhe në Shqipëri, pyesin "A  do t ë zgjohet ndonj ë herë nga gjumi letargjik n ë t ë cilin ka ra ky popull i ngrat?

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat