Tragjedia në Xhenova, shkon në 35 numri i viktimave, 10 të zhdukur

Evropë

Tragjedia në Xhenova, shkon në 35 numri i viktimave, 10 të zhdukur

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:05
Ura e shembur në Xhenova

(E plotësuar) - Ka shkuar në 35 numri i viktimave në tragjedinë e ndodhur rreth mesditës së sotme në Xhenovas të Italisë pas shembjes së një ure, e cila është pjesë e superstradës A10, rreth 100 metra e lartë.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.
Madje, një kamion ka mbetur mrekullisht i ndaluar në fund të pjesës, që i ka mbijetuar incidentit.

Deri tani, sipas mediave italiane, janë konfirmuar 35 të vdekur, ndërsa 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.

Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”.

Image

Këtu është ferri, rëndohet bilanci i viktimave nga shembja e urës në Itali, 22 të vdekur

Është rritur bilanci i viktimave nga shembja e urës në autostradën A10 në Genova. Sipas mediave italiane deri më tani kanë humbur jetën 22 persona.

Nga shembja e urës raportohet se kanë rënë edhe rreth 20 autovetura. 4 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur.

8 persona raportohen të zhdukur. Mes viktimave është edhe një fëmijë.  Numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

Ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë. “Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe që me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”, shkroi në Twitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli.

“Po e ndjekim minutë pas minute situatën e shembjes së urës në Genova, falënderoj deri tani 200 zjarrfikësit dhe të gjithë heronjtë e tjerë që po punojnë për të shpëtuar jetë”, shkroi ministri i Brendshëm Matteo Salvini në “Facebook”.

Bëhet fjalë për urën Morandi, që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian. Një pjesë e urës ka rënë mbi banesa e objekte të tjera. Në vend kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie. Corriere shkruan se ka persona nën rrënoja dhe janë aktivizuar njësitë e qenve për të kryer kërkime.

Dhjetëra telefonata kanë mbërritur në policinë italiane, ndërsa fotot janë postuar në “Facebook”.

Dyshohet se ajo që ka shkaktuar shembjen e urës mund të ketë qenë një kolaps strukturor, që ka ndodhur në pjesën që kalon mbi rrugën “Walter Fillak” në zonën e Sampierdarena.

Të dyja karrexhatat kanë rënë në tokë për rreth njëqind metra. Në autostradën A10 Genova-Savona është mbyllur kryqëzimi midis A7 Milano-Genova dhe Genova Aereoport në të dy drejtimet.

Më 6 gusht një autocisternë me lëndë djegëse shpërtheu në zonën Borgo Panigale, në Bolonja duke lënë të vdekur një person dhe plagosur 67 të tjerë. Si pasoje e shpërthimit një pjesë e urës së Bolonjës u rrëzua.

Image

Shembja e urës në Xhenova, zjarrfikësit: Këtu është ferri

“Këtu është ferri”, këto janë fjalët që përsërisin anëtarët e grupit të kërkim-shpëtimit mes tyre teksa mundohen të shpëtojnë sa më tepër jetë.

Të paktën 11 viktima, mes të cilëve edhe 1 fëmijë, si dhe 5 të plagosur është bilanci i deritanishëm tragjedisë në Xhenova, bilanc i cili fatkeqësisht pritet të rendohet pasi nën rrënoja ka ende disa makina.

Ura e shembur në Xhenova ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera.

E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat