Babai keqtrajton 800 herë vajzat e tij, nëna nuk vëren asgjë

Evropë

Babai keqtrajton 800 herë vajzat e tij, nëna nuk vëren asgjë

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 17:56
Ilustrim

Një burrë nga provinca gjermane Tiringia është akuzuar se ka abuzuar seksualisht vajzat e tij 800 herë në një periudhë gjashtëvjeçare.

Një prokuror publik në qytetin e Muehlhausen ka paditur 43-vjeçarin, tha një zëdhënëse.

Njeriu është arrestuar në vendin e tij të punës jo shumë kohë pasi ishte raportuar në polici dhe tash ndodhet në paraburgim.

Ai akuzohet se ka keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur dy vajzat e tij, të cilët tani janë 12 dhe 14-vjeç në disa raste ndërmjet viteve 2012 dhe 2018.

Besohet se vajza më e re njoftoi nënën e saj në mars, e cila e njoftoi pastaj policinë.

Prokurori publik konfirmoi se babai e pranoi shumicën e akuzave, por jo edhe sjelljen e dhunshme.

Hetuesit supozojnë se rastet kishin ndodhur një herë ose dy herë në javë dhe nëna thotë se asgjë në lidhje me abuzimin nuk është vërejtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat