Për këtë arsye po kërkohet ndryshimi i kushtetutës gjermane

Evropë

Për këtë arsye po kërkohet ndryshimi i kushtetutës gjermane

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:46
Kushtetuta e Gjermanisë

Liderja e Partisë së Gjelbër në Bundestag, Katrin Goring-Eckardt, ka thënë se partia e saj do të provojë që të ndryshojë kushtetutën e Gjermanisë- duke përfshirë në të qëllimet e Marrëveshjes së Parisit për klimën.

“Gjermania dhe bota janë zotuar përmes Marrëveshjes së Parisit që të bëhen me “klimë neutrale” deri në vitin 2050. Kjo duhet të jetë pjesë e detyrueshme me ligj”, u shpreh ajo para parlamentit.

Termi “klimë neutrale” përdoret për të përshkruar arritjen e emetimit zero të karbonit.

Ajo tutje ka shtuar se nuk janë duke kërkuar shumë, pasiqë Qeveria me këtë rast nuk do të bënte asgjë më shumë përveç se të zbatojë qëllimet për të cilat vet është zotuar.

Sigurimi i zvogëlimit të dioksidit të karbonit me ligj do të bëjë sipas kësaj partie, që kompanitë të jenë të detyruara që t’i ndjekin qëllimet  kundër ngrohjes globale, saherë që planifikojnë projekte të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat