Conte: Gjendje e jashtëzakonshme 12 mujore, një ditë zie kombëtare - Bota Sot
Conte: Gjendje e jashtëzakonshme 12 mujore, një ditë zie kombëtare

Evropë

Conte: Gjendje e jashtëzakonshme 12 mujore, një ditë zie kombëtare

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:59
Kreu i qeverisë italiane, Conte

Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme 12 mujore në Genova dhe shpalljen e një dite zie kombëtare në të gjithë vendin, për 39 viktimat e tragjedisë nga shembja e urës. Këshilli i Ministrave, në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur një fond prej pesë milionë euro për heqjen e rrënojave pas tragjedisë së urës "Morandi" në Genova ku nga shembja e saj humbën jetën 39 persona. 

Kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se qeveria do revokojë kontratën e koncesionarit për kompanitë që menaxhonin autostradën dhe urën e shembur, ndërsa kujtoi se nuk do presë hetimet e drejtësisë për këtë rast për të vendosur. 

Kemi vendosur të shpallim një ditë zie kombëtare. Ende nuk e kemi vendosur ditën, por ajo do të përkojë me ditën e ceremonisë së varrimit të të vdekurve.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave të Italisë u zhvillua në ndërtesën e Prefekturës së Genovas. Shembja e urës në Genova solli tragjedinë me 39 të vdekur, dy prej të cilëve janë shqiptarë, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...