Macron: Stabliteti i Turqisë i rëndësishëm për Francën

Evropë

Macron: Stabliteti i Turqisë i rëndësishëm për Francën

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:01
Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ka bërë të ditur se stabiliteti ekonomik i Turqisë është i rëndësishëm për Francën.

Të dy presidentët theksuan rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, si dhe rritjen reciproke të investimeve.

Erdogan dhe Macron kanë rënë dakord që të takohen ministrat e financave të të dy vendeve shumë shpejtë.

Kjo bisedë erdhi pasi Ankaraja nisi të tregonte shenja përmirësimi të marrëdhënieve me vendet evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat