Ministri turk takon investitorët globalë, garanton përballimin e krizës

Evropë

Ministri turk takon investitorët globalë, garanton përballimin e krizës

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:52
Berat Albayrak

Ministri turk i financave, Berat Albayrak mbajti gjatë ditës së sotme një konferencë me investitorë globalë, ndërsa numri i pjesëmarrësve i kaloi 3000 persona.

Ata ishin të interesuar të dëgjonin në lidhje me fatin e monedhës turke dhe kapacitetet e turqisë për ta përballuar këtë krizë, ndërsa ministri Albayrak garantoi se qeveria ëshët në gjendje të përballet me këtë situatë.

“Kjo është natyrisht kriza më e rëndë e monedhës tonë, që nga viti 2001 dhe është e nxitur tërësisht nga faktorë të jashtëm. Gjithsesi politikëbërësit turq janë të përgatitur për ta përballuar me sukses. Ne kemi filluar tashmë implementimin e një plani masash dhe do të vijojmë me hapa të tjerë në ditët në vijim, për të rikthyer lirën në nivele të qëndrueshme”, tha Albayrak.

Prej kohësh lira turke ka filluar nëj proces rënieje të ndjeshme, e ndikuar kryesisht edhe nga marrëdhëniet e tensionuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, por edhe centralizimi i kontrollit të Bankës Qëndrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat