Ministri rus: Sanksionet amerikane mbi Korenë e Veriut, rrezikojnë paqen në rajon - Bota Sot
Ministri rus: Sanksionet amerikane mbi Korenë e Veriut, rrezikojnë paqen në rajon

Evropë

E diel, 18 nëntor 2018

Ministri rus: Sanksionet amerikane mbi Korenë e Veriut, rrezikojnë paqen në rajon

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:44
Sergei Lavrov

Ministria e Jashtme ruse tha sot se sanksionet e reja, të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër një firme ruse, në lidhje me Korenë e Veriut, mund të minojnë procesin e paqes në gadishullin Korean.

Në një deklaratë zyrtare, ministria tha gjithashtu se Uashingtoni nuk është i vetëdijshëm se si “presioni maksimal” ndaj Phenianit, mbart rreziqe të mëdha.

Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një agjencie të shërbimit të portit rus dhe firmave kineze, për ndihmën ndaj anijeve të Koresë së Veriut dhe shitjen e alkoolit dhe duhanit në Phenian, duke shkelur sanksionet e SHBA.

“Taktikat shkatërruese të SHBA-së, të ndjekura përtej kuadrit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit të saj të Sanksioneve të 1718 (lidhur me Korenë e Veriut), vetëm mund të minojnë përparimin, i cili është bërë kohët e fundit drejt zgjidhjes”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test