Rumania do të hetojë dhunën e policisë në protesta - Bota Sot
Rumania do të hetojë dhunën e policisë në protesta

Evropë

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Rumania do të hetojë dhunën e policisë në protesta

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 23:41
Pamje nga protestat e Rumanisë

Rumania do të hetojë lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve një javë më parë. Në protestë mbi 400 persona u plagosën. Ndërkohë, BE’së i është kërkuar që të ndërhyjë dhe të aktivizojë mekanizmin e saj të sundimit të ligjit në Rumani.

Rumania ka hapur një hetim lidhur me dhunën e policisë në protestën masive anti-korrupsion kundër qeverisë së krahut të majtë, në të cilën qindra persona mbetën të plagosur javën e kaluar. Opozita akuzon qeverinë se ka përdorur policinë për të frikësuar manifestuesit.

Autoritetet e BE po ballafaqohen me thirrje për të mbrojtur sundimin e ligjit në Rumani, një javë pasi më shumë se 400 vetë u plagosën në protesta masive kundër korrupsionit dhe ndryshimet në sistemin gjyqësor.

Të premten e kaluar, 100 mijë demonstrues dolën në rrugë në qytete të ndryshme, por 450 persona patën nevojë për ndihmë mjekësore pasi policia përdori atë që Klaus Iohannis, president i Rumanisë, e dënoi si forcë “të papranueshme”. Ka pasur protesta të rregullta që nga viti i kaluar, kur Partia Social Demokratike erdhi në pushtet dhe paraqiti ndryshime në sistemin gjyqësor dhe kodin penal. Ndryshimet janë kritikuar si hapi më i madh prapa në përforcimin e sundimit të ligjit qëkur Rumania u anëtarësua në Bashkimin Evropian në 2007.

Shqetësimet dhe tensionet u rritën në vend pasi shefja e respektuar e njësisë anti-korrupsion të vendit, Laura Codruza Kövesi, u shkarkua muajin e kaluar. Liderë partish dhe deputetë të Parlamentit Evropian po i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të nisë mekanizmin e sundimit të ligjit, i cili po shpërndahet kundër Polonisë dhe debatohet për Hungarinë. Rumania ka të ngjarë të përballet me shqyrtim në rritje ndërsa përgatitet për të marrë presidencën e rradhës të BE’së për herë të parë në 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test