Tragjedia në Genoa, paralajmërimi ishte dhënë para rreth 40 vjetësh

Evropë

Tragjedia në Genoa, paralajmërimi ishte dhënë para rreth 40 vjetësh

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 23:19
Ura e shembur në Xhenova

Inxhinieri italian dhe projektuesi i mbikalimit në Genoa, shembja e së cilës la të paktën 43 të vdekur, Ricardo Morandi kishte paralajmëruar në vitin 1979 se do të nevojitej mirëmbajtje e vazhdueshme për të hequr ndryshkun e shkaktuar nga afërsia e detit dhe ndotja e ajrit.

Televizioni italian RAI ka botuar seksione të raportit mbi nënshkrimin e Morandi-t në vitin 1979, 12 vjet pas hapjes së mbikalimit, transmeton KosovaPress.

Në raport thuhet se qysh atë kohë ishte në dijeni se mund të dëmtohet rezistenca e sipërfaqes së betonit ndaj kimikateve, për shkak të detit dhe ndotjes së ajrit e shkaktuar nga çeliku, raporton AP.

Morandi me këtë rast konfirmoi stabilitetin e projektimit të urës, por tha se herët ose vonë, ndoshta në pak vite, ajo do të jetë e nevojshme për rinovohej për të hequr ndryshkun.

Një pjesë e mbikalimit në Genoa u shemb më 14 gusht, kur 43 vetë humbën jetën. Në kohën e aksidentit, rreth 30 automjete ishin në mbikalim. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat