Emigrantët e bllokuar do të zbarkojnë në Sicili

Evropë

Emigrantët e bllokuar do të zbarkojnë në Sicili

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 22:31
Anija me emigrantë

180 emigrantë të bllokuar prej katër ditësh në anijen “Diciotti” të rojeve bregdetare italiane në brigjet e ishullit Lampeduza do të zbarkojnë në Katania të Sicilisë, njoftoi sot ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës.

”Anija ‘Diciotti’ do të zbarkojë në Katania. Burrat e guximshëm të rojës bregdetare bënë detyrën e tyre duke shpëtuar jetë njerëzore në 17 milje në Lampeduza. Tani Europa duhet të bëjë pjesën e saj sa më shpejt”, shkruan, Danilo Toninelli në Twitter.

Burime pranë ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, cituar nga mediat italiane, shprehen se ministri nuk do të japë asnjë autorizim për zbarkimin në tokë të anijes.

Salvini kërcënoi të dielën për të dërguar emigrantët drejt Libisë nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat